Lajme

Zvicër: Një central në Gösgen mbyllet

Çfarë pritet të ndodhë me 660 punonjësit?

Termocentrali bërthamor Gösgen është i mbyllur që nga pranvera dhe, për shkak të riparimeve shtesë të kërkuara nga inspektorati bërthamor ENSI, pritet të qëndrojë jashtë funksioni deri në shkurt 2026. Aktualisht, centrali nuk prodhon asnjë kilovat energji, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, 660 punonjësit nuk rrezikojnë vendet e punës dhe vazhdojnë të punojnë normalisht.
Sipas drejtorit të centralit, Herbert Meinecke:

punëtorët e mirëmbajtjes vazhdojnë pastrimin,

inxhinierët kontrollojnë dhe testojnë pajisjet,

stafi financiar merret me administrimin dhe kontabilitetin,

të gjitha detyrat që nuk lidhen drejtpërdrejt me prodhimin e energjisë vazhdojnë si më parë.

Ndryshimi i vetëm është atmosfera në central: turbinat e fuqishme nuk punojnë më, dhe për t’i mbrojtur nga ndryshku dhe dëmtimet, po përdoren sisteme të përkohshme ngrohjeje dhe ventilimi. /Albinfo.ch

https://www.srf.ch/news/schweiz/atomkraftwerk-goesgen-ein-akw-steht-still-was-bedeutet-das-fuer-die-angestellten