Lajme
Zvicër: Nga e hëna, nuk vlen më urdhri “Rri në shtëpi” për të moshuarit
Tash e tutje, sigurisht, me kujdesin e duhur, të gjithë duhet të jenë në gjendje të kthehen në jetë normale, përfshirë ata që janë në rrezik, ka thënë Berset
Personat e moshave mbi 65 vjeçare dhe ata me sëmundje të mëparshme do të lejohen sërish të dalin jashtë, gjegjësisht në hapësira publike.
Kështu ka thënë Ministri i Shëndetësisë Alain Berset, sot, në konferencüen e rregullt për media, në Bernë, shkruan srf.ch
Që nga mesi i marsit, Këshilli Federal kishte rekomanduar me urgjencë që të gjithë individët me rrezikshmëri të lartë duhet të qëndrojnë në shtëpi, transmeton albinfo.ch. Ndërsa tash e tutje, sigurisht, me kujdesin e duhur, të gjithë duhet të jenë në gjendje të kthehen në jetë normale, përfshirë ata që janë në rrezik, ka thënë Berset.
Por kjo nuk vlen për personat që kanë simptoma të sëmundjes. Ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi
Zhvillimet rreth pandemisë janë “absolutisht të kënaqshme”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch. Vërtet, virusi është ende aty, por numri i sëmundjeve po zvogëlohet me të madhe.
Një fazë e re fillon të hënën me hapjen e shkollave, restoranteve dhe dyqaneve, ka thënë më tutje Këshilltari Federal Berset. Për këtë arsye, nuk do të ishte korrekte që në kohën e hapjes së tyre, t`u thuhet të moshuarve: Ju, rrini në shtëpi!
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












