Lajme
Zvicër: Nga 6 korriku, kush nuk vë maskë, mund të nxirret nga treni
Nuk është paraparë gjobë por nëse nuk e vendos maskën, mund të të largojnë nga treni ose autobusi
Këshilli Federal (qeveria e vendit) ka vendosur sot që bartja e maskës mbrojtëse në transportin publik të bëhet e detyruar. Vendim i hyn në fuqi të hënën, më 6 korrik.
Por çfarë duhet të dimë nga ana praktike lidhur me bartjen e maskës, në mënyrë që 6 korriku të mos na zërë të papërgatitur? 20 Minuten ka bërë një përmbledhje të pyetjeve më të shpeshta dhe të përgjigjeve përkatëse¨.
A duhet të vendosim maskën kur treni ose autobusi është është i zbrazët?
Po. Detyrimi për maskë nuk vlen vetëm në kohën e pikut të pasagjerëve por në çdo koh.
Si e arsyeton Këshilli Federal detyrimin e maskës?
“Me detyrimin për të vendosur maskën, ne mbrojmë veten dhe njerëzit tjerë”, ka thënë sot presidentja federale Simonetta Sommaruga, para mediave, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për një masë parandaluese. Ajo gjithashtu iu referua me këtë rast rritjes së trafikut publik pas zbutjes së një sëë masash kundër koronavirusit.
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset ka shtuar në konferencë se numri në rritje i rasteve të infeksionit ka nxitur Zvicrën të merrte këtë masë. Duke u mbështetur në një rekomandim, Zvicra ishte një përjashtim në krahasim me vendet fqinje. Detyrimi në nivel nacional po ashtu parandalon një laramani që do të bëhej nëse vendimet do t`u liheshin kantoneve.
A marrin gjobë pasagjerët e transportit publik nëse nuk mbajnë maskë?
Jo. Nuk është paraparë gjobë. Por nëse nuk e vendos maskën, mund të të largojnë nga treni ose autobusi. Pastaj, ai që refuzon të largohet nga treni mund të gjobitet, ka thënë drejtori i Zyrës Federale të Transportit.
SBB nuk do të përdorë personel shtesë për të kontrolluar maskat, përcjell albinfo.ch. Drejtori i Përgjithshëm i SBB, Vincent Ducrot ka thënë se ata mbështeteshin në “kontrollin shoqëror” dhe se gjithashtu do të patrullojë edhe policia e transportit.
A vlen detyrimi për vënie të maskës edhe për fëmijët?
Detyrimi zbatohet që nga mosha 12 vjeç. Përveç fëmijëve më të vegjël, të liruar nga detyrimi janë po ashtu edhe personat të cilët nuk mund t’i bartin maskat për arsye mjekësore.
A duhet vënë maska edhe në anije?
Po. Detyrimi vlen për trenat, tramvajet dhe autobusët, si dhe për hekurudhat malore, teleferikët ose me anijet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












