Lajme

Zvicër: Në tri ditë, 6649 infeksione, 53 shtrime në spitale dhe 9 viktima

Nga të dhënat në 72 orët e fundit, të hënën 6649 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 81,420. BAG raporton gjithashtu 9 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 53 persona të tjerë u shtruan në spital.