Lajme

Zvicër: Në 72 orët e fundit, 4541 raste dhe 15 vdekje nga Covid

Në 72 orët e fundit, 4541 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 69.537.

BAG raporton gjithashtu 15 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 76 persona të tjerë u shtruan në spital.