Lajme
Zvicër-Kosovë: Mbi 500 mijë udhëtarë
Prishtinë-Cyrih dhe anasjelltas, mbetet destinacioni më i frekuentuar gjatë vitit 2013 me 331 mijë udhëtarë, nga Bazeli kanë udhëtuar 129 mijë ndërsa nga Gjeneva dhe anasjelltas 80 mijë pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë e ka përmbyllur një vit të suksesshëm, duke rritë 6.6 për qind numrin e pasagjerëve në krahasim me vitin 2012. Ndërsa Zvicra mbetet vendi numër një, ku ka pasur më shumë shkuarje dhe ardhje gjatë vitit të kaluar.
Sipas statistikave, nëpër Aeroportin e Prishtinës kanë kaluar mbi 1.6 milionë udhëtarë, duke shënuar një rritje prej 101 mijë udhëtarësh në krahasim me vitit 2012. Ndërsa numri më i madh i udhëtarëve është regjistruar gjatë muajit gusht me 221 mijë udhëtarë.
Ndërsa në dhjetor kur pritej të kishte ngritje, ndodhi e kundërta, u shënua një rënie e madhe prej 26 për qind, si rezultat i falimentimit të kompanisë “Belle Air Europe”.
“Gjatë vitit në Prishtinë janë procesuar 7,305 fluturime, që përfaqëson një ngritje prej 5.15 për qind. U dalluan korriku dhe gushti me 856 dhe 902 fluturime respektivisht. Në anën tjetër dhjetori kishte më së paku fluturime minus 417”, është thënë në raportin e publikuar, nga “Eepoka e re”.
Ndër destinacionet dallohen Cyrihu me 20.7 për qind të trafikut të përgjithshëm, Dyseldorfi me 9.4 për qind, Bazeli/Mulhouse me 8.1 për qind, Munihu me 8.0 për qind, Stambolli 7.9 për qind, Shtutgarti 7.5 për qind dhe Vjena 6.2 për qind.
Ndër shtetet, këtë herë prin Zvicra me 34.5 për qind, pastaj Gjermania me 32.5 për qind, Turqia 14.6 për qind, Austria 6.2 për qind, Italia 4.3 për qind dhe Sllovenia 2.4 për qind.
Sipas statistikave nga Prishtina për në Cyrih dhe anasjelltas kanë udhëtuar më shumë se 331 mijë pasagjerë. Nga Prishtina për në Bazel dhe anasjelltas kanë udhëtuar rreth 130 mijë pasagjerë, ndërsa nga Gjeneva mbi 80 mijë pasagjerë.
Valantina Gara, zëdhënëse e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari,” tha se vitit i kaluar ka qenë shumë i suksesshëm, për faktin se gjatë gjithë vitit, procesi i fluturimeve dhe aterrimeve ka shkuar shumë mirë, pa asnjë problem të theksuar.
I vetmi shqetësim gjatë muajit të fundit, sipas saj, ka qenë mjegulla e cila ka detyruar anulimin e disa fluturimeve. Mirëpo, sipas Gares, gjithçka është normalizuar.
Edhe pse sot gjatë gjithë ditës Rrafshi i Kosovës ka qenë nën mjegull, ajo tha për “albinfo.ch” se në Aeroport gjithçka ka qenë në rregull. “Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar të gjitha fluturimet, kështu që gjithçka është në rregull”, deklaroi zëdhënësja Gara.
Ndryshe, në vjeshtën e vitit të kaluar u lëshua në funksionim Terminali i ri i ANP-së, i cili krijon kushte për një numër shumë më të madh të pasagjerëve.
Aeroport “Adem Jashari” i është dhënë me koncesion konsorcumit turko-francez “Limak & Çalik”, në vitin 2010, për periudhën 20 vjeçare. Terminali i ri i lëshuar në funksion dy muaj më parë, ka një sipërfaqe prej 42 mijë metrash katrorë ndërkaq kostoja e investimeve ka qenë rreth 130 milionë euro.
Valentina Gara tha se Aeroporti “Adem Jashari” aktualisht ka kapacitete për 3.5 milionë udhëtarësh, ndërsa për 17 vitet e ardhshme, sipas saj, kapaciteti do të rritet për 5 milionë pasagjerë.
/m.sh/
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











