Lajme
Zvicër: Kontrolle të reja kufitare nga 12 tetori
Gjeneva dhe Cyrihu nisin EES për udhëtarët
Edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, Zvicra do të zbatojë nga data 12 tetor 2025 Sistemin e ri të Hyrjes/Daljes (EES) të BE-së. Ky sistem është projektuar për të forcuar kontrollet kufitare në zonën Shengen, duke regjistruar automatikisht të dhënat e hyrjes dhe daljes së udhëtarëve nga vendet jashtë BE-së dhe Shengenit, përcjell albinfo.ch.
Aeroportet e Gjenevës dhe Cyrihut do të jenë ndër të parat që do të implementojnë këtë sistem të avancuar, me një fazë fillestare zbatimi prej gjashtë muajsh, që do të zgjasë deri në pranverën e vitit 2026.
Sistemi EES do të zëvendësojë vulosjen manuale të pasaportave dhe do të mbledhë të dhëna biometrike dhe të udhëtimit, me qëllim rritjen e sigurisë, uljen e abuzimeve me vizat afatshkurtra dhe përshpejtimin e procedurave në pikëkalimet kufitare.
Për kë vlen ky sistem?
Të gjithë qytetarët nga vendet e treta që udhëtojnë në BE apo Zvicër për periudha të shkurtra (deri në 90 ditë) do t’i nënshtrohen regjistrimit elektronik në hyrje dhe dalje. Qytetarët e BE-së dhe rezidentët afatgjatë në Shengen nuk preken nga ky sistem.
Ky ndryshim është pjesë e strategjisë së përbashkët evropiane për digjitalizimin e kontrolleve kufitare, e cila pritet të sjellë efikasitet më të lartë dhe mbrojtje më të fortë të kufijve të jashtëm të BE-së dhe Shengenit. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











