Lajme
Zvicër: Kapacitetet spitalore mund të jenë tejkaluar tashmë
Task Forca shkencore zvicerane, në raportin e publikuar të premten për gjendjen me pandeminë, ka rrahur alarmin: "Kapacitetet spitalore mund të jenë tejkaluar tashmë"
Ka kaluar tashmë një muaj që autoritetet shëndetësore në Zvicër alarmojnë në vazhdimësi, duke paralajmëruar se kapacitetet e spitaleve do të mbushen në këtë datë ose në atë javë, shkruan albinfo.ch. Para rreth dhjetë ditësh, përmendej mesi i nëntorit, si datë e tejmbushjes së kapaciteteve të shtretërve të mjekësisë intensive në spitalet zvicerane.
Tani kur kjo datë e skenarëve negativë pakashumë ka ardhur, nga autoritetet shëndetësore nuk ofrohen të dhëna të plota nëse kapacitetet janë plotësuar me të vërtetë. Por, Task Forca shkencore zvicerane, në raportin e publikuar të premten për gjendjen me pandeminë, ka rrahur alarmin: “Kapacitetet spitalore mund të jenë tejkaluar tashmë”, thuhet në raportin në fjalë, shkruan 20minuten.ch.
“Zvicra duhet të zvogëlojë numrin e rasteve të reja Covid-19 shpejt dhe ndjeshëm në mënyrë që të zvogëlojë gjasat që kapaciteti i sistemit shëndetësor të tejngarkohet” thotë raporti.
Më tutje: “Pavarësisht përpjekjeve të mëdha për t`i rritur ato, kapacitetet spitalore, veçanërisht në njësitë e kujdesit intensiv, janë tashmë pothuajse plotësisht të shfrytëzuara dhe ndoshta edhe të tejngarkuara”.
Sigurisht, kur flitet për mbingarkim, në kushtet zvicerane nënkuptohet se fjala është për kapacitetet spitalore që mundësojnë punë në kushte optimale. Ndërsa mbingarkimi nënkupton uljen e cilësisë së punës dhe përkujdesjes në spitalet në fjalë.
Sipas të dhënave të fundit nga 13 nëntori, kapaciteti i plotë, prej aktualisht 885 shtretërve të kujdesit intensiv, është pothuajse i arritur, përcjell albinfo.ch. 867 pacientë janë aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv; 511 prej tyre me Covid-19.
Fakti që situata në spitale nuk është përmirësuar pas uljes së numrit të rasteve gjatë disa ditëve të fundit, nuk është reflektuar në shkarkimin e shtretërve. Prandaj, Task Forca për koronavirus paralajmëron: “Numri i pacientëve me Covid-19 në kujdes intensiv nuk është stabilizuar ende, transmeton albinfo.ch. Ai është rritur me 44 pacientë (që i bie 10 për qind) në katër ditët e fundit”.
Kursi i gjatë i infeksionit me koronavirus është veçanërisht problematik, sepse pacientët me Covid duhet qëndrojnë në njësinë e kujdesit intensiv mesatarisht për 12 ditë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










