Lajme

Zvicër, peticion kundër rezervimit të transportit për biçikleta në tren

Një aleancë e madhe prej 14 organizatash që mbrojnë interesat e çiklistëve i paraqitën Hekurudhave Federale Zvicerane (SBB) një peticion kundër rezervimeve të detyrueshme për transportin e një biçiklete në tren, përcjell albinfo.ch.

Janë mbledhur më shumë se 54,000 nënshkrime.

Grupet argumentojnë se rezervimet e detyrueshme do ta bëjnë transportin e biçikletave më të shtrenjtë dhe më të komplikuar.

Kjo kërkesë për rezervim ka qenë në fuqi në trenat InterCity që nga fundi i marsit.