Lajme
Zvicër: 197 të vdekur dhe 12.200 të infektuar nga koronavirusi
Ndërsa, sipas platformës worldometers.info/coronavirus/, në Zvicër tashmë janë 207 viktima
Siç njofton Zyra Federale për Shëndetin Publik (BAG) umri i rasteve të vërtetuara të infekstimit me koronavirus në Zvicër tashmë është ngritur në 12.200, shkruan srf.ch. Bëhet fjalë për 1390 raste më shumë se një ditë më parë ose për ngritjen më të madhe deri tani brenda 24 orëve.
Një rritje e madhe është regjistruar edhe sa i përket numrit të të vdekurve nga Covid-19, transmeton albinfo.ch. Sipas BAG deri më tani kjo epidemi u ka marrë jetën 197 personave në Zvicër. Ndërsa, sipas Worldmeter.info, tashmë janë 207 viktima.
Edhe BAG ka deklaruar se numri i të vdekurve që është proklamuar nga ai, mund të jetë i ndryshëm në njoftimet që vijnë nga kantonet, përcjell albinfo.ch. Por, Zyra Federale në fjalë, në numërimin e saj mbështetet në të dhënat që merr nga laboratorët përkatës dhe nga mjekët.
BAG thotë se deri më tani në Zvicër janë realizuar 97.012 teste për koronavirus.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












