Lajme
Zvicër: Deputetët nuk do të paguajnë për uljen e borxhit të koronës
Deputeti i SVP-së, Geissbühler kishte bërë thirrje për një ulje prej njëzet për qind të të ardhurave vjetore të deputetëve, pra nga 26,000 CHF në 20,800 CHF në vit
Komisioni për Politikë Shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës shprehet kundër kontributit solidarizues të deputetëve për luftimin e Koronës.
Pra: parlamentarët nuk duhet të japin kontributin e tyre simbolik në uljen e borxheve të shkaktuara nga korona, transmeton alnbinfo.ch. Komisioni i përmendur (SPK-N) hedh poshtë një ide përkatëse nga radhët e SVP-së.
Me 18 vota kundër 5, komisioni nuk ka ndjekur nismën parlamentare të Andrea Geissbühler (SVP/BE). Më pas, plenumi do të vendosë për këtë çështje.
Geissbühler kishte bërë thirrje për një ulje prej njëzet për qind të të ardhurave vjetore të deputetëve, pra nga 26,000 CHF në 20,800 CHF në vit, shkruan srf.ch.
Ai e kishte argumentuar këtë duke thënë se parlamenti është në fund të fundit përgjegjës për masat e ashpra dhe borxhin e lartë të shkaktuar nga masat në fjalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













