Lajme

Zvicër: Cila moshë preket më shumë dhe cila ka vdekshmëri më të lartë

Një studim ka treguar se kush janë personat më të prekur nga koronavirusi në Zvicër

Mosha mesatare e atyre që kanë vdekur nga virusi në Zvicër është 84 vjet. Nga ata që kanë vdekur nga virusi, 97 për qind vuanin nga një ose më shumë sëmundje para-ekzistuese, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.

Sipas të dhënave nga Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik, gjendja më e shpeshtë e atyre që kanë vdekur nga koronavirusi është ajo me presion të lartë i gjakut, e cile ka prekur 63 për qind të personave.

Pak më shumë se gjysma – 57 për qind – vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare, ndërsa 26 për qind vuanin nga diabeti.

Mosha është një faktor kryesor në vdekjen nga virusi; megjithatë njerëzit e të gjitha moshave janë infektuar në Zvicër, përcjell tutje albinfo.ch.

Fëmijët midis moshës zero dhe nëntë – ndërsa kanë një rrezik më të ulët të vdekjes dhe komplikimeve serioze – janë po ashtu bartës të virusit, me 205 raste të konfirmuara.

Grupmosha tjetër – dhjetë-19-vjeç – ka 942 raste të konfirmuara, ndërsa 3,999 raste janë konfirmuar për ato midis 20-29 vjeç.

Shifra është pak më e lartë për njerëzit në vitet 30 dhe 40, me 4,258 dhe 4,893 persona të konfirmuar.

Grupi më i prekur në Zvicër është midis moshës 50-59 vjeç, ku janë infektuar 6.339.

Ata në vitet e 60-ta (3,723), 70-të (2,923) dhe të moshës 80 vjeç ose më të vjetër (4,120) janë prekur gjithashtu shumë, përcjell tutje albinfo.ch.

Rreziqet e vërteta të koronavirusit mund të shihen duke parë nivelin e vdekshmërisë në Zvicër.

Vetëm një person nën moshën 30 vjeç ka vdekur nga virusi, një foshnjë në kantonin e Aargaut.

Pesë persona në të 30-at kanë vdekur – një normë vdekshmërie prej 0.12 për qind.

Katër persona në të 40-at e tyre në Zvicër kanë vdekur nga virusi – duke shkaktuar një normë vdekshmërie prej 0.08 përqind.

Ndërsa njerëzit në të 50-tat, janë më të prekurit përsa i përket infeksioneve, ka pasur një normë relativisht të ulët të vdekjes – me vetëm 41 njerëz në këtë grupmoshë që kanë vdekur për shkak të virusit, ose një normë vdekshmërie prej 0.65 përqind.

Shkalla e vdekjeve rritet për njerëzit në moshën 60 vjeçare, me vdekjen e 125 personave (shkalla e vdekshmërisë prej 3,35 përqind), ndërsa 339 persona në të 70-tat kanë vdekur nga koronavirusi (shkalla e vdekshmërisë prej 11.59 përqind). Banorët e Zvicrës mbi 80 vjeç kanë qenë goditja më e rëndë, ku 1,167 njerëz ndërruan jetë. Kjo do të thotë që në Zvicër njerëzit mbi moshën 80 vjeç kanë një vdekshmëri prej 28,45 përqind.