Lajme
Zvicër: Çiftet e pamartuara mund të bëjnë vizita të ndërsjella matanë kufirit
Zvicra ka arritur marrëveshje përkatëse me Gjermaninë dhe me Austrinë. Por ky lehtësim ende nuk vlen për Francën dhe Italinë
Në konferencën e sotme të radhës për media, që u mbajt në Bernë, para gazetarëve ka folur edhe shefi i Sekretariatit shtetëror për Migracion, Mario Gattiker. Ai u është përgjigjur veç tjerash edhe pyetjeve lidhur me lehtësimet që kanë të bëjnë me kalimin e kufijve.
Një risi, të cilën e ka kumtuar ai, është lejimi i vizitave të ndërsjella të çifteve të pamartuara, kur njëri prej tyre jeton në Zvicër dhe tjetri në një vend tjetër, shkruan albinfo.ch.
Siç dihet, deri më tani, çiftet e tilla, që nuk kanë kurorë mes vete dhe as fëmijë të përbashkët, nuk kanë mundur të takoheshin, nëse kanë jetuar në dy vende të ndryshme. Kjo mundësi hyn në fuqi sonte, pas orës 24.00, gjegjësisht me fillimin e të shtunës, 16 maj.
Mundësi vizitash reciproke deri më sot ka pasur vetëm për të kurorëzuarit dhe për prindërit gjegjësisht fëmijët, përcjell albinfo.ch. Gattiker ka thënë se lidhur me këtë pikë, Zvicra ka arritur marrëveshje përkatëse me Gjermaninë dhe me Austrinë. Por, ka shtuar ai, ky lehtësim ende nuk vlen për kufijtë me Francën dhe me Italinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












