Lajme
Zvicër: Burrat përfaqësojnë 49.64 për qind të popullsisë, gratë 50.36 për qind
Ka kohë që në Zvicër është paralajmëruar se numri i popullsisë do të arrijë në 9 milionë banorë, përcjell albinfo.ch.
Lajmi i djeshëm ka bërë bujë për arritjen e numrit të lartpërmendur në gjithë Zvicrën.
Zvicra tashmë është zyrtarisht një vend me 9 milionë banorë, sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).
Konkretisht, 8.902.308 persona janë rezidentë të përhershëm, ndërsa 104.356 janë azilkërkues.
Në mesin e popullsisë së përhershme, 73,38 për qind janë me kombësi zvicerane dhe 26,62 për qind janë të huaj.
Burrat përfaqësojnë 49.64 për qind të popullsisë dhe gratë përbëjnë 50.36 për qind.
Zvicra tani është në rrugën e saj të mirë drejt arritjes së shifrës së 10 milionëve, gjë që ekspertët demografikë parashikojnë se ka të ngjarë të ndodhë pas disa vjetësh.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












