Lajme
Zvicër: BAG raporton 3150 infeksione të reja për një ditë
Kjo e bën mesataren 7-ditore 2019 në ditë që është 85 për qind më shumë se në javën e mëparshme
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar këtë pasdite 3150 raste të reja që ishin testuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit, shkruan srf.ch.
Kjo e bën mesataren 7-ditore 2019 në ditë që është 85 për qind më shumë se në javën e mëparshme, transmeton albinfo.ch. Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 8 ditë. Incidenca 14-ditore është aktualisht 264.8.
Norma mesatare pozitive 7-ditore aktualisht është 12 për qind. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është rritur për 5 pikë përqindje.
Numri i testeve të bëra në një mesatare prej 7 ditësh është 19,919 teste në ditë dhe kështu është rritur për 6 përqind në krahasim me javën e kaluar.
BAG raporton 2 raste të reja të vdekjeve. Mesatarja 7-ditore është 2 të vdekur në ditë.
Ndërkohë, BAG raporton 62 shtrime të reja në spitale, mesatarja 14-ditore e të cilave është 28 shtrime në spital në ditë. Kjo është 45 për qind më shumë se në javën e kaluar.
533 persona aktualisht janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19, përcjell albinfo.ch. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) aktualisht janë 72 përqind të zënë. Nga këto, 14 për qind janë të zënë nga të prekurit nga Covid 19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













