Lajme

Zvicër, 9809 raste të reja me Covid dhe 176 të vdekur

Këto janë të dhënat për 72 orë

Gjatë fundjavës, 9809 infeksione të reja me koronavirus u raportuan nga Zyra Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Sipas raportit të BAG, numri i testeve të kryera është 60.058.

Kjo rezulton në një normë pozitiviteti prej 16.3 për qind.

BAG gjithashtu raporton 176 vdekje në lidhje me koronavirusin. 327 persona shtesë u shtruan në spital.