Lajme
Zvicër: 8.270 raste të reja dhe 86 viktima të koronavirusit brenda 24 orësh
Ky numër përbën një rritje në krahasim me atë të 3-4 ditëve të fundit, kur kishim më pak se 6000 raste në ditë
Zyra Federale e Shëndetit Publik sapo ka raportûar 8,270 raste të reja që kishin rezultuar pozitive me koronavirus brenda 24 orëve të fundit, njofton srf.ch.
Ky numër përbën një rritje në krahasim me atë të 3-4 ditëve të fundit, kur kishim më pak se 6000 raste në ditë, shkruan albinfo.ch.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 6983 raste në ditë ose 13 për qind më pak se në javën e kaluar. Trendi aktualisht është në rënie.
Shkalla mesatare e testimeve me rezultat pozitiv aktualisht është 26.5 për qind që do të thotë se nga 100 testime të bëra, mesatarisht 27 teste ishin pozitive, përcjell albinfo.ch. Kjo do të thotë se pragu kritik prej 5 përqind është tejkaluar.
Numri i testimeve të bëra në 7-ditët e fundit është 29,115 teste në ditë, që është 7 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG raporton 86 raste të reja të vdekjes nga Covid-19 brenda 24 orëve të fundit.
Kantonet aktualisht raportojnë për 3.914 njerëz që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 15 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











