Lajme
Zvicër: 66 të vdekur nga koronavirusi, prej tyre 48 vetëm në Kantonin e Tiçinos
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në kantonin më të prekur të Zvicrës kanë vdekur 11 persona
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka bërë të ditur sot paradite se në Zvicër tashmë janë regjistruar 8060 persona që kanë rezultuar pozitivë në testimet e bëra për koronavirus.
Ky numër është për 1000 më i madh se ai i një dite më parë.
Po kështu, sipas BAG deri më sot, nga pasojat e koronavirusit në Zvicër kanë vdekur 66 persona, që është për 6 më shumë se të dielën, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, mediat shkruajnë se vetëm në Kantonin e Tiçinos deri më tani 48 persona kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në kantonin më të prekur të Zvicrës kanë vdekur 11 persona, citohet të kenë thënë nga Shtabi i Emergjencave në këtë kanton. Me këtë numër, kantoni në fjalë përfundimisht ka dukshëm më shumë se gjysmën e të vdekurve nga koronavirusi në gjithë vendin.
Ndër kantonet tjera më të prekur janë Kantoni Vaud dhe ai Baselstadt.
Sipas platformës worldmeters.info (https://www.worldometers.info/coronavirus) del se në Zvicër tashmë janë 118 të vdekur nga koronavirusi, por albinfo.ch ashtu si dhe pothuaj të gjitha mediat e Zvicrës, në lajmet që publikon, bazohet në të dhënat zyrtare nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG).
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














