Lajme
Zvicër: 425 infeksione të reja brenda një dite
Ky numër rrit mesataren e 7 ditëve të kaluara në 313 që është për 10% më shumë se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar në pasditen e sotme 425 raste të reja infeksioni me covid-19.
Ky numër rrit mesataren e 7 ditëve të kaluara në 313 që është për 10% më shumë se në javën e kaluar. Kështu që tendenca po shkon drejt rritjes, shkruan srf.ch.
një numër i tillë infeksionesh është regjistruar së fundi në mesin e prillit, kur ishte pothuaj kulmi i pandemisë. Megjithatë, numri i të sëmurëve rëndë është dukshëm më i vogël, shkruan albinfo.ch. Po ashtu, gjatë disa ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë të vdekur.
Shkalla mesatare 7-ditore e rasteve që rezultojnë pozitivisht aktualisht është 3%. Kjo do të thotë se nga 100 teste, rreth 3 teste ishin pozitive.
Sipas OBSH-së, numri i testimeve dhe ai i rasteve sigurojnë një pamje të besueshme të përhapjes së koronavirusit nëse norma pozitive është nën 5 për qind.
Numri i testimeve gjatë shtatë ditëve të fundit ishte mesatarisht 11,609 në ditë dhe kështu është rritur me 25% krahasuar me javën e mëparshme.
Kantonet nuk kanë raportuar asnjë rast të ri vdekjeje. Ndërkohë, 103 shtretër spitalorë janë aktualisht të zënë nga pacientët me Covid 19. Ky numër është për 10 persona më shumë se në javën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














