Lajme
Zvicër: 2701 raste efektesh anësore në mbi 5 milionë vaksinime
Në 950 raste (35.2 për qind), efektet janë klasifikuar si serioze, njofton Agjencia Zvicerane për Produkte Shëndetësore, Swissmedic
Në Zvicër, deri më 2 qershor janë regjistruar gjithsej 2701 raporte të efekteve anësore të padëshirueshme të vaksinave të koronës. Në shumicën e rasteve – në 1751 raportime – nuk bëhej fjalë për efekte serioze, shkruan srf.ch.
Në 950 raste (35.2 për qind), efektet janë klasifikuar si serioze, ka njoftuar të premten Agjencia Zvicerane për Produkte Shëndetësore, Swissmedic.
Ndërksq, po sipas Swissmedic, raportet e efekteve anësore që janë marrë dhe analizuar deri më tani nuk rrezikojnë “epërsinë e përfitimit në krahasim me dëmtimin” nga vaksinat Covid-19.
Shumica e raporteve përmendin paraqitjen e disa reagimeve në të njëjtën kohë, transmeton albinfo.ch. Gratë preken më shpesh se sa burrat nga këto reaksione. Po ashtu, efektet anësore ndodhin më shpesh pas vaksinimit me Moderna (56.9 për qind) sesa pas vaksinimit me Pfizer / Biontech.
Mesatarisht, të prekurit janë 62.8 vjeç. 33 për qind ishin 75 vjeç ose më të vjetër. Në rastet e klasifikuara si serioze, mosha mesatare ishte 66.5 vjeç.
Deri më tani, 5,151,927 vaksina janë administruar në Zvicër. Kjo do të thotë që mesatarisht 84,506 njerëz vaksinohen çdo ditë. Kjo është 13.1 për qind më shumë se në javën e kaluar, përcjell albinfo.ch. Aktualisht, 22.1 për qind e popullsisë janë plotësisht të vaksinuar. 15.4 për qind kanë marrë tashmë një dozë.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













