Lajme
Zvicër: 19 infeksione të reja brenda një dite
Duhet thënë se shumë kantone nuk i kishin azhurnuar shifrat për fundjavën e Rrëshajëve, prandaj numri i të hënës (9) dhe sidomos ai i të martës (3) kishte dalë kaq i ulët
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda një dite janë raportuar 19 infeksione të reja me virusin korona. Të kujtojmë: kishte vetëm tre infeksione në ditën e mëparshme dhe nëntë të hënën. Ndërsa në ditët e fundjavës së kaluar ka pasur nga 17 raste të reja, shkruan sda.ch.
Duhet thënë se shumë kantone nuk i kishin azhurnuar shifrat për fundjavën e Rrëshajëve, prandaj numri i të hënës (9) dhe sidomos ai i të martës (3) ka dalë kaq i ulët, shkruan albinfo.ch.
Deri tani janë gjithsej 30.893 raste të konfirmuara nga laboratori, siç raportohet nga Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në mesditë. 28.600 raportohen të shëruar.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga nga sëmundja e mushkërive Covid-19 në të gjitha kantonet ishte për një më i lartë se të martën. Pra, sipas agjensisë së lajmeve Keystone-SDA deri të mërkurën pasdite në Zvicër janë raportuar 1921 vdekje. Të martën ishin 1920.
Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve.
Ndërsa BAG ka raportoi 1660 vdekje, ose tri më shumë sesa një ditë më parë. Kjo korrespondon me 19 vdekje për 100,000 banorë, transmeton albinfo.ch. Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kishin dërguar deri në mëngjes të Mërkurën, si pjesë e detyrimit të raportimit.
Numri i testeve të kryera në Sars-CoV-2, agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 404.071. Në nëntë për qind të këtyre testeve, rezultati ka dalë pozitiv. Ka pasur 360 infeksione në 100,000 banorë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














