Lajme
Zvicër: 1487 infeksione të reja dhe 3 raste të vdekjes nga Covid-19
Mesatarja e infeksioneve të 7 ditëve të fundit është 677 që tregon një rritje prej 114 për qind në krahasim me javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 1,487 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin corona, shkruan srf.ch.
Mesatarja e infeksioneve të 7 ditëve të fundit është 677 që tregon një rritje prej 114 për qind në krahasim me javën e kaluar, përcjell albinfo.ch. Siç e tregojnë shifrat, trendi po rritet shumë shpejt dhe në nivel të lartë.
Shkalla mesatare e rasteve të rezultuara pozitive gjatë 7 ditëve të fundit aktualisht është 6.6 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 7 teste ishin pozitive dhe në këtë mënyrë, pragu kritik i caktuar nga OBSH, prej 5 për qind, është tejkaluar.
Numri mesatgar i testimeve të bëra gjatë 7 ditëve të fundit është 10,445 teste në ditë dhe kështu është rritur për 9 për qind, krahasuar me javën e mëparshme.
BAG ka raportuar sot edhe 3 raste të reja vdekjesh nga Covid-19, tranmseton albinfo.ch. Mesatarja e pranimeve në spital gjatë 7 ditëve të fundit ka qenë 10 persona në ditë që është 1 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











