Lajme
Zvicër: 140 kilogramë kokainë, në kutitë e bananeve
Droga u gjet së pari në një kuti bananeje që kishte mbërritur nga Amsterdami
Kokaina që peshonte rreth 140 kilogramë u gjet në disa kuti bananeje në supermarkete Coop nëpër Zvicër, shkruan The local.ch.
Sipas informacioneve, thuhet se kokaina u gjet në kuti bananeje në disa degë të zinxhirit të supermarketeve në kantonet e Shën Gallen, Glarus, Graubünden dhe Ticino, transmeton albinfo.ch.
Siç është raportuar në gazetën zvicerane 20 Minuta, të paktën 50 kilogramë u gjetën në një lokacion Coop në Haag, St Gallen.
Thuhet se drogat u gjetën së pari në një kuti bananeje që kishte mbërritur nga Amsterdami, pas së cilës u urdhërua që Coop në gjithë Zvicrën të kontrollojë të gjitha dërgesat e tyre të bananeve.
Kokaina nuk ishte e fshehur në vetë banane, por ishte vendosur në kuti – së bashku me shënime.
Nga ana tjetër, prokuroria Federale i tha 20 Minuta se kutitë kishin mbërritur nga Holanda dhe kokaina pritej të kishte mbërritur me anije nga Amerika e Jugut, përcjell tutje albinfo.ch.
Vlera e vlerësuar në rrugë e kësaj sasie thuhet se është disa miliona franga.
Ky nuk është shembulli i parë i tillë në Evropë. Siç është raportuar nga The Local në vitin 2019, rreth 500 kilogramë kokainë u gjet në kuti bananeje në Gjermaninë veriore, përcjell albinfo.ch.
Kutitë u dorëzuan në disa degë të supermarketit gjerman Aldi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













