Lajme

Zvicër, 1356 raste të reja me Covid dhe 22 vdekje

Në 24 orët e fundit, 1,356 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 34,964 dhe shkalla e pozitivitetit është 3.9 për qind.

BAG gjithashtu raporton 22 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 66 persona shtesë u shtruan në spital. /Albinfo.ch