Lajme
Zvicër: 13 infeksione të reja në 24 orët e fundit
Gjatë ditëve të fundit ka pasur një luhatje shifrash në mes të 10 dhe 41, por që nuk e rrezikonte trendin mbizotërues të rënies së padyshimtë të numrit të infeksioneve
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda një dite janë raportuar gjithsej 13 infeksione të reja me koronavirus.
Kjo shifër është për 23 më e vogël se ajo që ishte raportuar të enjten, shkruan srf.ch. Gjatë ditëve të fundit ka pasur një luhatje shifrash në mes të 10 dhe 41, por që nuk e rrezikonte trendin mbizotërues të rënies së padyshimtë të numrit të infeksioneve.
Megjithatë, nisur nga fakti se raportimi i sotëm ka dalë nga testimet e realizuara dje, që ishte ditë feste ashtu si dhe sot, edhe kjo shifër duhet marrë me rezervë, pasi që në ditë pushimesh bëhen më pak testime, shkruan albinfo.ch.
Deri më tani ka pasur gjithsej 30.707 raste të konfirmuara nga laboratori, siç ka njoftuar të premten Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG). Në të njëjtën kohë, në Zvicër janë shëruar 27.900 veta të sëmurë nga koronavirusi, raporton worldometers.info.
Në Zvicër ka 358 infeksione në 100,000 banorë.
Numri i vdekjeve të lidhura me sëmundjen e mushkërive Covid-19 në në mesditën e së premtes ishte 1902, gjashtë më shumë sesa ishte raportuar një ditë më parë, transmeton albinfo.ch. Por sipa BAG, nuk është raportuar asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Një total prej 364.321 testesh janë kryer në shkallë vendi dhe 10% kanë rezultuar pozitivë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













