Lajme
Zvicër: 108 infeksione të reja brenda një dite
BAG kishte pranuar të premten 104 raporte të rasteve të reja të konfirmuara, 88 të enjten, 129 të mërkurën, 54 të martën dhe 47 të hënën
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, sot janë raportuar 108 infeksione të reja me virusin e koronës, njofton Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) brenda. Kjo do të thotë se për herë të tretë gjatë kësaj jave numri i rasteve është më i madh se njëqind, shkruan sda.ch.
BAG kishte pranuar të premten 104 raporte të rasteve të reja të konfirmuara, 88 të enjten, 129 të mërkurën, 54 të martën dhe 47 të hënën.
Janë gjithsej 32.798 raste të konfirmuara nga laboratori Covid-19 tëm raportuara deri më tani, ka njoftuar BAG të Shtunën.
Deri më tani, kanë vdekur që 1686 njerëz që ishin testuarmë parë pozitivisht për Covid-19, tranmeton albinfo.ch. Në 100.000 banorë, ky numër korrespondon me 19.6 viktima.
4084 persona është dashur të shtroheshin në spital që nga fillimi i pandemisë, numër ky që sot është për një më i madh se një ditë më parë.
Në mesditën e së shtunës, janë raportuar 640 persona që ishin në izolim për shkak të gjurmimit të kontakteve, raporton më tej BAG, përcjell albinfo.ch. Ndërsa 2586 persona të tjerë ishin në karantinë. Këto të dhëna u takojnë 25 nga 26 kantonet dhe Principatës së Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera në Sars-CoV-2, agjenti shkaktar i Covid-19, deri më tani ka arritur në 678.679. Në 5.8 për qind të këtyre testeve, rezultati ishte pozitiv.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












