Kosova
Zubin-Potok: Gjenden armë të gjata, granata e municion, një i arrestuar
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se Policia e Kosovës ka bastisur një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potok, ku janë gjetur armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba dhe pajisje teknologjike.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka njoftuar se është arrestuar një person, të cilit i janë gjetur armët dhe mjetet eksplozive, transmeton albinfo.ch.
“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka shkruar se nuk ka kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të Kosovës.
“Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar Lahaj flet për rrugëtimin e tij drejt skenave më prestigjioze ndërkombëtare, për Fondacionin Rame Lahaj si... -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta















