Tematike
Mbetet mister: Zonat frankofone, deri në 3 fish më të prekura se ato gjermane
Në Valisin e Poshtëm ku flitet frëngjisht ka tri herë më shumë raste - në raport me popullsinë - sesa në Valisin e Epërm, gjermanishtfolëse
Numri i infeksioneve në Zvicrën frëngjishtfolëse është mesatarisht dukshëm më i lartë se ai në Zvicrën gjermanishtfolëse, shkruan srf.ch. Madje edhe në kantonin dygjuhësh të Fribourgut, nivelet e infektimit në qarqet frëngjishtfolëse janë dy herë më të larta se në ato gjermanishtfolëse.
E njëjta pamje është edhe në Kantonin tjetër dygjuhësor, në Valis, tranmseton albinfo.ch. Kështu, në Valisin e Poshtëm ku flitet frëngjisht ka tri herë më shumë raste – në raport me popullsinë – sesa në Valisin e Epërm, gjermanishtfolëse.
I njëjti fenomen është konstatuar edhe jashtë vendit, si për shembull, në Belgjikë. Edhe këtu, pjesa frëngjishtfolëse, që është më afër Francës, është më e prekur se sa pjesa flamande.
Çfarë mund të jetë kjo? Presidenti i qytetit të Bielit (qytet dygjuhësh), Erich Fehr, i cili është pjesë e të dy kulturave gjuhësore, nuk beson se vendet frëngjishtfolëse u përmbahen më pak rregullave se sa ato gjermanishtfolëse. Edhe nëse kultura bisous-bisous (e puthjeve si pjesë e kultivimit të kontakteve) është e rëndësishme për vendet frëngjishtfolëse gjatë kohërave normale, “… sot vërej saktësisht të njëjtën disiplinë në të dy grupet gjuhësore në hapësirat publike, në lokale”, thotë Fehr.
Shkenca nuk jep arsye për këto dallime, përcjell albinfo.ch. Por, ndërkaq, Këshilltari Kombëtar nga Valisi, Mathias Reynard dyshon se virusi vërtet ka depërtuar në kufijtë ndërshtetëror përmes kontakteve me Francën, por më pak është zgjeruar përtej kufijve gjuhësorë (brenda Zvicrës).
“Shumica e kontakteve të mia, familja ime dhe kolegët e mi janë gjithashtu nga Valisi i Ulët. Ky është realiteti për të gjithë. Shumica e kontakteve tona janë në rajonin tonë të gjuhës”. Dhe është e vërtetë se ka dallime në sjellje. Ato mund të kenë qenë domethënëse para se të merrte hov virusi, beson ai.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









