Kosova
ZKA: Sistemi arsimor në Kosovë ende nuk siguron mbështetje të barabartë për nxënësit me nevoja të veçanta
Sistemi arsimor në Kosovë ende nuk arrin të sigurojë mbështetje të barabartë, të qëndrueshme dhe të bazuar në nevojat reale për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Ky është një nga përfundimet kryesore të raportit të auditimit të performancës të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).
Raporti, me titull “Mbështetja e Nxënësve me Nevoja të Veçanta në Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta në Kosovë”, ka shqyrtuar periudhën 2022–2024 dhe është fokusuar në funksionimin e mekanizmave për identifikimin, vlerësimin dhe ofrimin e mbështetjes për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore, transmeton albinfo.ch.
Në kuadër të auditimit janë përfshirë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Drejtoritë Komunale të Arsimit në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë, si dhe 10 shkolla publike.
Sipas ZKA-së, ekipet vlerësuese komunale nuk kanë funksionuar në mënyrë të qëndrueshme, ndërsa kapacitetet profesionale dhe mbështetëse në shkolla nuk janë të mjaftueshme. Në këtë kategori përfshihen asistentët, mësuesit mbështetës, psikologët dhe pedagogët.
Auditimi ka evidentuar gjithashtu se shpërndarja e këtyre kapaciteteve nuk është bërë mbi bazën e analizave të dokumentuara të nevojave të nxënësve.
Mangësi janë evidentuar edhe në monitorimin dhe koordinimin institucional. Të dhënat për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore në Sistemin për Menaxhimin e Informatave në Arsim (SMIA) kanë shfaqur mospërputhje me gjendjen e evidentuar në terren.
Në disa raste, sipas raportit, mungesa e mbështetjes institucionale është kompensuar nga prindërit, të cilët kanë angazhuar asistentë privatë për fëmijët e tyre.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka theksuar se arsimi gjithëpërfshirës nuk nënkupton vetëm përfshirjen e nxënësve në shkollë, por edhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme për zhvillimin e potencialit të tyre dhe pjesëmarrjen e barabartë në procesin mësimor.
“Rezultatet e auditimit tregojnë se nevojitet një qasje më e koordinuar dhe e bazuar në nevojat reale të nxënësve, në mënyrë që mbështetja të jetë e qasshme dhe në kohë për secilin nxënës”, ka deklaruar Spanca.
Për përmirësimin e situatës, ZKA ka dhënë 14 rekomandime, të cilat synojnë përmirësimin e funksionimit të ekipeve vlerësuese, planifikimin e kapaciteteve mbështetëse, cilësinë e të dhënave dhe forcimin e monitorimit institucional.
Raporti i plotë i auditimit mund të gjendet në lidhjen e publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
E-Diaspora
-
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër Në prag të dy koncerteve, Aurela Gaçe flet për albinfo.ch për rikthimin në Zvicër, marrëdhënien e... -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani -
Bern
“Ku janë të gjithë?” – Kino Kosova Film Festival rikthehet me edicionin e shtatë në Bernë -
Bruksel
19-vjeçari shqiptar pyet në Bruksel: Si tolerohet Serbia pas glorifikimit të Mlladiqit? -
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














