Kosova
Zjarrfikësit nga Kosova protestojnë sërish, të pakënaqur me kushtet e punës
Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës ka protestuar sërish në shenjë pakënaqësie me kushtet e punës dhe moskompensimin për rrezikshmëri në punë, përcjell albinfo.ch.
Muharrem Beka, kryetar i Sindikatës, tha se gjendja e tyre është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve viteve me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme, madje tha se nuk do të heshtin.
Ai tha që as qeveritë e kaluara dhe as e tashmja nuk kanë bërë asgjë, por ai kërkoi nga Qeveria e tanishme të analizojë gjendjen e krijuar ndaj zjarrfikësve dhe t’i plotësojë kërkesat e tyre.
“Zjarrfikësit e Kosovës e kanë riaktivizuar protestën në shenjë të pakënaqësive të krijuar… Pas protestës, gjendja në shërbimin e zjarrfikësve në Kosovë është shumë alarmante dhe kjo heshtje e institucioneve vite me radhë ka shkaktuar këtë situatë të pakëndshme. Andaj e ftojmë Qeverinë të analizojë gjendjen e krijuar ndaj zjarrfikësve dhe të sigurojë mjete, të përmirësojë gjendjen e krijuar se në këtë formë nuk i konvenon askujt. Kjo heshtje është e pakuptimtë, kjo neglizhencë është e pakuptimtë, iu kemi dhënë hapësirë, iu kemi dhënë kohë, iu kemi drejtuar prej vitit 2021 në këtë Qeveri dhe qeverive të tjera prej vitit 2008 dhe kjo gjendje asnjë hap para e ka shkaktuar këtë revoltë… apelojmë nga qeveria, edhe sot nga deputetët, sot është ligji për buxhetin, të analizojnë, iu kemi drejtuar të gjithë mekanizmave, edhe legjislativit, edhe ekzekutivit, të analizohet gjendja, të gjithë kanë heshtur”.
“Sot kërkojmë që urgjentisht kjo gjendje duhet të trajtuar, sepse nuk do të tolerojmë. Përderisa të definohen kompetencat menaxhuese mes komunave dhe ministria të ndahet një buxhet të mos kemi problem çdo vit. Çështja e rrezikshmërisë: nuk pajtohen zjarrfikës me vendimin e Qeverisë për eliminimin e zjarrfikësve nga rrezikshmëria nga shtesa pagë për të rrezikshmërinë… Kërkojmë urgjentisht kjo gjendje të trajtohet”.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











