Lajme
Zjarret përfshijnë edhe Maqedoninë
Gjatë kësaj vere, zjarrfikësit në Tetovë kanë intervenuar në gjithsej 357 zjarre, 170 prej të cilave kanë qenë në sipërfaqe të hapura dhe të shkaktuara nga faktori njeri
Rajoni malor i komunës së Tetovës është përfshirë nga zjarret vetëm pak ditë pasi zjarrëfiksit arritën ta lokalizonin zjarrin në pikën turistike Matka.
Njësia territoriale kundër zjarrit në Tetovë alarmon për mundësinë e përhapjes së zjarrit. Ata thonë se vendi është i papërshtatshëm dhe nuk ka qasje në atë zonë ku është prekur nga flakët dhe mund të rrezikojë edhe banorët që jetojnë rrëzë malit njofton televizoni Alsat.
“Për momentin jemi duke intervenuar në katër raste, në disa lokalitete të Komunës së Tetovës dhe rrethinës së saj, pra komunave rurale. Jemi të shqetësuar shumë për zjarrin që na u imponua nga ana e Shkupit, sepse në vendin e quajtur mbi Kopanicë nga Radusha, ai zjarr është duke u zgjeruar dhe vjen nga ana jonë. NJTKZ ka kapacitete të merret me këto zjarre por ai kapacitet që e kemi të automjeteve kanë filluar të amortizohen, kemi mungesë të mjeteve për shuarje të zjarreve nëpër pyje, fusha etj”, ka thënë komandanti i njësisë së zjarrfikësve Uka Aliti.
Gjatë kësaj vere, zjarrfikësit në Tetovë kanë intervenuar në gjithsej 357 zjarre, 170 prej të cilave kanë qenë në sipërfaqe të hapura dhe të shkaktuara nga faktori njeri.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












