Lajme
Zjarre në lokalitete të ndryshme në Kosovë
Në fshatin Feriqevë të komunës së Kamenicës që nga e premtja kishte filluar përhapja e një zjarri masiv i cili ka përfshirë diku mbi 100 hektar tokë
Temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë, kanë bërë që zjarret të shpërthejnë në komuna të ndryshme të Kosovës. Në fshatin Feriqevë të Komunës së Kamenicës nga zjarret janë përfshirë rreth 100 hektarë male dhe kullosa si dhe disa shtylla elektrike në afërsi të shkollës së vjetër.
Të shtunën në mesditë zjarri është shuar dhe është nën kontroll, njofton rtklive.com.
Në fshatin Feriqevë të komunës së Kamenicës në këtë Malësi që nga e premtja kishte filluar përhapja e një zjarri masiv i cili ka përfshirë diku mbi 100 hektar tokë. Edhe dje, ditën e dytë zjarrfikësit dhe vullnetarët janë duke u munduar të bëjnë lokalizimin e zjarrit, ndërsa këtu i kemi zyrtarët komunal të cilët janë duke u njoftuar me pasojat e këtij zjarri.
Zyrtarët komunalë thonë se përkushtimi i zjarrfikësve dhe njësive të vullnetarëve të kërkim-shpëtimit arritën ta lokalizojnë zjarrin.
Zjarri ishte zgjeruar, andaj edhe nuk ishte lehtë të vihej në kontroll, thonë zjarrfikësit.
Edhe pse zjarri është shuar, zjarrfikësit janë të mobilizuar që në rast nevoje të intervenojnë në shuarje të zjarreve të cilëve iu kanë bashkuar edhe vullnetarë të kërkim-shpëtimit, shton nënkryetari i Kamenicës, Fatmir Matoshi.
Përkujdesja e duhet shtuar në mënyrë që të parandalohet mundësia e hapjes së zjarreve, të cilat dëmtojnë pasurinë private dhe atë publike, thonë përfaqësues të institucioneve në Kamenicë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










