Lajme
Zjarre aktive në 20 komuna të Kosovës
Autoritetet kosovare kanë injoruar këto zjarre, pavarësisht se deri tani janë djegur mijëra hektarë pyje dhe zona pyjore
Agjencia kosovare për Menaxhimin e Emergjencave raporton për zjarre në 20 komuna të Kosovës, të cilat në shumicën e rasteve, janë duke u menaxhuar nga zjarrfikësit dhe qytetarët. Ndërsa autoritete kosovare deri më tani kanë injoruar këtë zjarre, pavarësisht raportimin se deri më tani janë djegur mijëra hektarë pyje dhe zona pyjore.
Derisa në disa shtete të rajonit është shpallur edhe gjendje mobile, madje është kërkuar edhe ndihmë nga vendet e BE-së apo vendet mike, Qeveria e Kosovës sipas gazetës “Zëri” i ka anashkaluar në tërësi zjarret.
Ismet Ibishi është zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës. “Nuk ka elemente të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pasi që aktualisht situata është nën kontroll”, ka thënë ai.
Ndërsa Milaim Mullaabazit, përgjegjës i Departamentit të Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në MPB, tha se në shumë komuna janë të pranishëm zjarrfikësit ndërsa në disa raste janë duke ndihmuar edhe banorët e zonave për shuarjen e zjarreve.
Sipas Mullaabazit zjarre aktive ka në komunën e Podujevës, Lipjanit, Shtimes, Pejës, Prizrenit, Suharekës, Dragashit, Rahovecit, Malishevës, Gjilanit, Ferizajt, Viti, Kamenicës, Shtërpcëa, Kaçanikut, Vushtrrisë, Mitrovicës, Skenderajt etj,
Ndërkaq, siç kanë deklaruar përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, por edhe ata të Komunës së Gjilanit, nga mos-intervenimi i autoriteteve kosovare, por edhe atyre serbe, një pjesë e madhe e Karadakut është djegur nga zjarret. Sipas parashikimeve janë djegur mijëra hektarë pyje që lidhin disa fshatra shqiptare në dy anët e kufirit.
Shtetit serb iu ka ndalë në ndihmë Federata Ruse me disa aeroplan për shuarjen e zjarreve, Shqipërinë po ashtu e ka ndihmuar Sllovenia, ndërsa e vetmja që nuk ka kërkuar ndihmë ka qenë Kosova.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











