Shqipëria
Zjarr i madh në tregun e Shkodrës
Një zjarr i rëndë ka shpërthyer në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi, pasditën e kësaj të premte.
Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë urgjente nga Emergjencat Civile, ndërsa zjarrfikëset janë angazhuar në zjarrin e fuqishëm. Mjete të ndryshme janë dërguar nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, për të ndihmuar në frenimin e flakëve.
Reagimi ka qenë i shpejtë nga Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, duke siguruar mbështetje për ekipet zjarrfikëse dhe për personelin e emergjencave civile.
Për fat të mirë, raportohet se dëmet janë vetëm materiale. Aktualisht, në terren janë të angazhuar 21 mjete zjarrfikëse nga reparti i Shkodrës dhe zonat e tjera, së bashku me 110 efektivë zjarrfikës. Përveç kësaj, janë mobilizuar 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë dhe 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës. Në përpjekje për të ndihmuar në zjarr, janë përfshirë edhe 110 punonjës të Bashkisë Shkodër dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













