Lajme
Zhvillimi i biobujqësisë do të krijonte vende pune
Territoret shqiptare të të gjitha administrimeve të sotme vuajnë nga një papunësi e madhe. Perspektivat e investimeve të huaja dhe të një zhvillimi të shpejtë teknologjik, siç shpresohej pas fillimit të demokratizimit të sistemit në Republikën e Shqipërisë apo pas përfundimit të luftës në Kosovë, dolën si krejt iluzore. Zatën edhe në vetë hapësirën evropiane rritja e kapaciteteve industriale në këto vitet e fundit ishte sa e vogël, aq edhe e ngadalshme.
Një ndër synimet e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt do të jetë pikërisht rritja e prodhimit industrial si parakusht i një ekonomie të shëndoshë dhe jorecesive. Ky do të ishte caku i dëshirueshëm, por a do të jetë edhe caku i arritshëm dhe, nëse po, a do të përfitonim edhe ne si kandidatë të mundshëm të kyçjes në BE diç nga e tëra kjo, apo jo?
Sipas të gjitha gjasave jo, me gjithë fuqinë e lirë dhe të shumtë punëtore në dispozicion. Kjo, në radhë të parë, për shkak të të mosqenit tonë ende pjesë formale integruese e BE-së dhe me këtë edhe e vetë programeve zhvillimore të BE-së dhe, së dyti, edhe për shkak të jofunksionalitetit tonë shumëdimensional.
Ajo që na mbetet dhe që është e mundshme për t’u bërë është fillimi i zhvillimit të bujqësisë, e sidomos të biobujqësisë, do me thënë e bujqësisë pa pesticide dhe plehra artificiale. Kështu jo vetëm për shkak se konsumimi i këtyre prodhimeve është shumë i kërkuar në vendet industrialisht të zhvilluara, por edhe për shkak se mundësitë tona të vetme për momentin janë të tilla.
Kur i shtohet kësaj edhe fakti se deri në vitin 2050 bota do të numërojë 9 (nëntë) miliardë njerëz dhe nevojat për konsum drithërash e perimesh do të rriten shumë, si pasojë e ngritjes së mirëqenies në dy vendet me popullsi që tash mbi njëmiliardëshe – Kinës dhe Indisë, mirëqenia e të cilave do të mbërrijë mirëqenien e Evropës së sotme, zhvillimi i bujqësisë nuk do të jetë vetëm një “luajtje e derës” sa për të bërë diç, por, në rend të parë, kusht i mbijetesës.
Krahas rrezikut të mungesës së produkteve të bollshme bujqësore, edhe ngritja e përnjëhershme e çmimeve të këtyre produkteve, si pasojë e disbalancit ofertë – kërkesë, do ta bëjë të domosdoshëm prodhimin (bio)bujqësor në vend.
Fillimi i tashëm i krijimit të një bujqësie të mbështetur në ndihmë profesionale të instituteve të bujqësisë do të bënte që prodhimet tona bujqësore të mund t’i mbërrinin tregjet e vendeve të rajonit, por edhe ato të vendeve të Evropës Perëndimore. Parakusht për këtë do të ishte një cilësi sa më e lartë e këtyre prodhimeve, e cila do të arrihej me një përcjellje profesionale.
Si do të mund të arrihej përcjellja profesionale? Fakultetet e Bujqësisë do të duhej që studentëve të tyre të programeve baçellor dhe master t’u parashtrojnë kushte për arritjen e gradave shkencore edhe përfundimin e një praktike prej më së paku 6 muajsh, me çka parcelat e bujqve tanë do të mbuloheshin me mbikëqyrje të lartë profesionale. Për të siguruar cilësinë, nota e praktikës së tillë do të duhej të merrej në konsiderim edhe në notën përfundimtare të diplomës të agronomit të ardhshëm.
Për të qenë ky zhvillim i qëndrueshëm dhe për t’u mos u mbytur nga bujqësitë industriale të vendeve të tjera, sidomos atyre fqinje, bujqësisë i duhen masa proteksioniste nga qeveria, pra i duhen masa mbrojtëse doganore ashtu që prodhimi i huaj të mos jetë disa herë më i lirë sa ai vendës, me çka praktikisht prodhimi i vendit do të zhbëhej që në start.Në këtë mënyrë, pra përmes proteksionizmit, do të siguronim plasman në tregun e brendshëm.
Duke pasur parasysh shtrirjen e gjerë të bashkatdhetarëve tanë në tërë hapësirën evropiane, mundësia e lidhjes së marrëveshjeve me shitës të mëdhenj të prodhimeve bujqësore si në Gjermani me Ald, Lind etj., në Zvicër me Migro, Coop etj. dhe ngjashëm me vendet e tjera dhe prirja e natyrshme e secilit për të blerë prodhimet tradicionale me të cilat ka krijuar shijen do të krijonin edhe mundësi depërtimi në tregun e huaj.
Për disa prodhime, si shalqiri, rrushi etj. do të kishim aleatë edhe kushtet e volitshme klimatike – sidomos ditët e shumta me diell, që automatikisht ua shtojnë cilësinë prodhimeve të tilla.
Punësimi dhe mbajtja e të rinjve në vend
Zhvillimi i bujqësisë me metoda natyrale dhe përfshirja e të rinjve në këtë proces janë edhe synimet e një perspektive të afërt të politikës agrare të BE-së. Kjo nuk do të thotë kurrsesi se BE-ja do të stimulojë një bujqësi ekstenzive, por një bujqësi intenzive, të përcjellë me metoda mëse profesionale, përndryshe kjo politikë do të rrezikonte të binte ndesh me zhvillimet demografike botërore.
Që të arrihet përfshirja e të rinjve në bujqësi patjetër duhet edhe mbështetje e qeverive si me projekte, ashtu edhe në formë të ndihmës së parë financiare dhe ndikimi i tyre në banka për dhënie të kredive të buta për këto qëllime.
Edhe këtu masat reformuese të qeverive do të ishin të domosdoshme. Si masë e parë do të ishte stimulimi i fermerëve në përfshirjen e tyre me sipërfaqe sa më të mëdha të tokës për destinim të tillë. Kjo do të arrihej me një politikë tatimore stimulative për ata që e punojnë tokën dhe një politikë destimulative për ata që nuk e punojnë tokën, do me thënë ngritje tatimi për ata që tokën e lënë djerrë aq sa t’i detyrojë mbajtësit pasivë të tokës t’ua japin në shfrytëzim me qera të arsyeshme bujqve aktivë.
Me këtë do të shtohej numri i fermerëve me sipërfaqe të madhe toke, që do të bënte të mundshme një lloj profilizimi bujqësor, që do të kishte si rrjedhim edhe rritjen e numrit të të punësuarve te ta.
Punësimi i femrës dhe emancipimi shoqëror Po ashtu do të mundësohej, nëpërmes krijimit të parakushteve të veçanta stimulative, edhe shtimi i fermereve dhe përfshirja e femrave në sektorin e bujqësisë.Punësimi i gruas do të ndikonte në atomizimin e familjeve, do me thënë, në shthurjen e familjeve të mëdha dhe krijimin e familjeve bërthamë, me çka do të shtohej automatikisht edhe numri tatimpaguesve për shtetin dhe me këtë edhe e të hyrave të përgjithshme shtetërore.
Ky atomizim do ta shkarkonte edhe mërgatën nga dërgesat e shumta dhe do ta bënta atë të koncentrohej më shumë në veten dhe të ardhmen e saj. Krijimi i një baze të një biobujqësie do të kishte rrjedhojë logjike edhe zhvillimin e kapaciteteve teknologjike ushqimore, fazë e cila do të shënonte fillimin e zhvillimit tonë ekonomik dhe të stabilitetit tonë shoqëror.
Ndihma startuese nëpërmes Organizatës Botërore për Ushqim (FAO) dhe DEZA-s
Në krijimin e kushteve startuese për një bujqësi të tillë do të kishim edhe ndihmën e Organizatës Botërore për Ushqim (FAO), prioritete të së cilës janë si zhvillimi i biobujqesisë, ashtu edhe përfshirja e të rinjve dhe e femrave në këtë proces.
Duke pasur parasysh se edhe Zvicra është një ndër prijetaret jo vetëm të kultivimit, por edhe të konsumimit të bioprodhimeve bujqësore dhe institutet bujqësore zvicerane kanë specialistë të veçantë të kësaj fushe, si dhe faktin se në Kosovë vepron DEZA (Departamenti për Bashkëpunim dhe Zhvillim), do të kishte gjasa të mira që projektet e tilla të përkraheshin si me përcjellje profesionale, ashtu edhe me një ndihmë startuese financiare edhe nga Zvicra.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë










