Lajme
Zhvillime dramatike në aeroportin e Kabulit
Përreth aeroportit të kryeqytetit të Afganistanit, Kabul, vazhdon të mbizotërojë kaosi. Mijëra vetë dynden në territorin e aeroportit për të siguruar një vend në avionët e evakuimit
Gjenerali i Bundeswehr-it, Jens Arlt, i cili drejton misionin gjerman të evakuimit, bën fjalë për skena dramatike. „Gjithçka është shumë, shumë e trazuar”, e përshkroi Arlt gjendjen në një konferencë shtypi on-line nga Kabuli. “Ju shihni sytë e dëshpëruar të shtetasve nga kombe të ndryshme, që thjesht përpiqen të depërtojnë në mjediset e brendshme të aeroportit”.
Gjenerali raporton për unazat e kontrollit të islamistëve talibanë përreth aeroportit dhe hyrjeve të tij, që mbahen të kontrolluara nga SHBA-ja dhe vendet e tjera. Njerëzve u duhet fillimisht të arrijnë në territorin e jashtëm të aeroportit. Po ashtu në qytet janë vendosur postblloqe.
Ndihmësit lokalë të organizatave gjermane të ndihmës njoftojnë se rrugët janë të bllokuara e pjesërisht të pakalueshme. Përveç kësaj, ushtarët e SHBA-së nuk i lejojnë ata të kalojnë, thonë dy punonjës lokalë për agjencinë e lajmeve DPA. „Ushtarët amerikanë lejojnë të kalojnë vetëm njerëzit e tyre”. Një tjetër punonjës deklaron se është përpjekur nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 02:00 të mëngjesit për të arritur në aeroport. Një ushtar i SHBA-së i ka thënë, se duhet të vijë dikush që të verifikojë dhe të vërtetojë se vërtet ka punuar për gjermanët. Vazhdimisht dëgjohen të shtëna në ajër. Ka pasur edhe gaz lotësjellës. Vetëm pak gazetarë të huaj ndodhen në vendngjarje, ndër ta reporterja e CNN Clarissa Ward. Ajo shprehet për një „tornado marrëzie”, duke përshkruar afganët e dëshpëruar që i hedhin fëmijët e tyre përtej gardhit të aeroportit, në mënyrë që ata të jenë në siguri. Militantët talibanë ndodhen rrugëve me kamzhik dhe armë për të mos i lejuar njerëzit të largohen.
“Jashtë aeroportit i pret një situatë më keq se sa vdekja”
Mijëra njerëz – vendas dhe nga kombe të tjera – dynden për në mjediset e aeroportit, me shpresë të gjejnë ndonjë avion për t’u larguar nga vendi. “Kam ardhur me fëmijët e mi dhe familjen në aeroport”, thotë një burrë, që deri vonë ka punuar për një organizatë të huaj joqeveritare. Ushtarët e SHBA-së dhe talibanët kanë qëlluar. Megjithatë njerëzit përpiqen të futen në aeroport, sepse e dinë, që jashtë aeroportit i pret një situatë më keq se sa vdekja”. Edhe në ndërtesat e ambasadave në qytet, sipas dëshmitarëve okularë, janë grumbulluar njerëz. Më parë qarkullonin fjalë se atje mund të merrnin viza për të udhëtuar jashtë vendit.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit G7 kërkuan nga talibanët garanci për njerëzit që duan të largohen nga vendi si dhe për të huajt. Milicët duhet të garantojnë sigurinë për të gjithë njerëzit që duan të largohen nga vendi, deklaroi ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës në grupin e vendeve të industrializuara G7.
Me sulmin e tyre talibanët të dielën (15.08.) morën faktikisht pushtetin në Hindukush. Shumë afganë kanë frikë kthimin e regjimit të tmerrit të islamistëve si në vitet 1996 dhe 2001. Gjermania, SHBA-ja dhe shtete të tjera ndërkohë po evakuojnë shtetasit e tyre dhe ndihmësit afganë të organizatave të tyre. Ushtria e SHBA-së, sipas të dhënave të veta, është e mobilizuar në aeroport me rreth 5200 ushtarë./DW
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri










