Futboll
Zhegrova vlerësohet në mediat e huaja për supergolin e tij
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka shënuar gol të bukur me skuadrën e tij, FC Basel, në kuadër të Superligës së Zvicrës, në ndeshjen me Zurichun.
Zhegrovës, i cili u inkuadrua në minutën e 73-të, në vend të Kevin Buas, iu deshën vetëm shtatë minuta për të shënuar golin, në kuadër të Superligës zvicerane, në takimin me FC Zurichun, shkruan Insporti
Anësori kosovar ka pasur shumë pak hapësirë për Baselin, klubin në të cilin është i huazuar deri në verën e 2020-ës, duke i bërë vetëm katër paraqitje si titullar dhe shtatë si zëvendësues. Në takimin e sotëm, mesfushori i Shqipërisë, Taulant Xhaka, asistoi dy herë, duke bërë një paraqitje të mirë.
Pas tetë javëve të para, Baseli është lider i Superligës me 19 pikë, tri më shumë se kampioni në fuqi, Young Boys.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












