Futboll
Zhegrova tregon pse zgjodhi Baselin
Ai shtoi se është takuar me sulmuesin shqiptar, Albian Ajetin, derisa do të gjejë edhe Taulant Xhakën
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova edhe zyrtarisht të hënën i është bashkuar Baselit në Zvicër.
Ai është huazuar për 1 vit e gjysmë te skuadra zvicerane nga Genk, ku nuk kishte shumë minuta, derisa në skuadrën e re do të bartë fanellën me numër 30, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë i emocionuar, është ekip i ri, jetë e re për mua. Jam i lumtur që do të jem pjesë e një klubi të madh, më i madhi në Zvicër. Kështu që për mua është diçka fantastike dhe do të jap më të mirën për ta ndihmuar sa më shumë klubin për të fituar ndeshje”, është shprehur anësori nga Prishtina.
“E zgjodha sepse shumë lojtarë kanë të shkëlqyer kanë qenë këtu, kanë luajtur për këtë klub, kështu që është mundësi e mirë për mua që të luaj këtu”, shtoi ai.
Ai shtoi se është takuar me sulmuesin shqiptar, Albian Ajetin, derisa do të gjejë edhe Taulant Xhakën.
Kujtojmë se pjesë e kësaj skuadre kanë qenë edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












