Futboll
Zhegrova nuk po gjen hapësirë tek Genk
Një prej talentëve më të mëdhenj dhe më premtues te Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, po kalon në një periudhë aspak të lehtë në karrierën e tij,
Edon Zhegrova nuk po gjen hapësira te skuadra e tij në Belgjikë, Genku, ku po injorohet vazhdimisht.
Zhegrova, që ashtu si shumë herë këtë sezon, as dje nuk ishte pjesë e ekipit të Genkut, ku ekipi i tij fitoi me rezultat 2:0 në udhëtim te Eupen në kuadër të ligës belge.
Me Genkun, Zhegrova ka gjithsej 26 paraqitje, që prej kur i’u bashkua klubit nga klubi tjetër belg, Sint-Truidense, në korrik të vitit 2017.
Në sezonin e tij të parë me ekipin belg, Zhegrova luajti 15 ndeshje (684 minuta), ku pati një gol dhe dy asistime, në të gjitha garat, shkruan KK, përcjell albinfo.ch
Kurse, këtë edicion ai në ligë ka bërë vetëm 6 paraqitje (310 minuta), derisa ka shënuar një gol.
Në 20 xhirot e para në ‘Jupiler Pro League’, Zhegrova ishte shtatë herë pjesë e ekipit të Genkut, ku një herë ishte rezervist i papërdorur, derisa në 4 raste ishte startues, kurse dy herë u inkuadra nga banka rezervë.
Ndërkaq, në 13 prej ndeshjeve në ligë, Zhegrova nuk ishte fare pjesë e ekipit të drejtuar nga Philippe Clement.
Zhegrova bëri një paraqitje në kupën belge (nga tri ndeshje të Genkut gjithsej), derisa nuk ishte fare i ftuar për dy takimet tjera.
Anësori i Kosovës po ashtu në Ligën e Evropës është injoruar krejtësisht, duke mos qenë fare pjesë e ekipit në 6 ndeshjet e Genkut në fazën e grupeve.
Futbollisti 19-vjeçar, përkundër se nuk po gjen minuta te Genku, në rrjete sociale është mjaft aktiv dhe për dallim nga yjet tjerë të futbollit, shumë prej postimeve nuk kanë të bëjnë me klubin e tij.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











