Futboll
Zhegrova, futbollisti i ndeshjes, a ka ardhur koha e tij në Zvicër
Futbollisti nga Kosova ka pasur më shumë minuta në ndeshjet e fundit në Basel
Baseli fitoi derbin ndaj Young Boys 3:0, ku nga fillimi ishin Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova. Tani Baseli i afrohet në vetëm një pikë kampionit aktual të Zvicrës, shkruan albinfo.ch.
Në këtë ndeshje, Zhegrova asistoi dhe shënoi golin e tretë. Ai ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes, sipas SofaScore. Faqja e statistikave e ka vlerësuar atë me notën më të lartë, 8.5 për paraqitjen e tij.
Kujtojmë se Zhegrova ka ardhur në Basel me shumë bujë nga Belgjika, megjithatë, kishte shumë pak minuta.
Sidoqoftë, në ndeshjet e fundit futbollisti kosovar po dëshmon aftësitë e tij, duke treguar se Baseli nuk ka gabuar që e ka marrë.
Në skuadrën zvicerane është i huazuar deri në përfundim të këtij edicioni.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












