Futboll
Zhegrova, në shënjestër të dy klubeve të mëdha italiane
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, aktualisht edhe lojtar i ekipit Lille, Edon Zhegrova, është shndërruar në një emër shumë të kërkuar në fushën e futbollit aktualisht.
Juventus dhe Roma, dy klubet e mëdha italiane, janë ato që aktualisht kanë shfaqur interes për ta marrë në praninë e tyre sulmuesin kosovar.
Megjithatë, duket se “Bardhezinjtë” janë disi më të avancuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasn Cetinkaya, përcjell abcnews, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monaco.
Megjithatë, do të jetë zgjedhja e Zhegrovës ajo që do të vendosë në fund se ku do të përcaktohet në të ardhmen lojtari.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









