CH-Ballkani
Zhdukja e dy djemve shpëtoi familjen e tyre nga dëbimi?
“Familja e dy djemve është dashur që gjatë kësaj jave të dëbohej në Kosovë. Mirëpo, pasi që fëmijët (dy djemtë) nuk ishin në qendrën e strehimit bashkë me familjen, dëbimi nuk u bë
Të enjten, më 19 prill, në Borsdorf pranë Leipzigut, ishte ngritur alarmi se ishin zhdukur dy fëmijë, vëllezërit Leotrimi 11 vjeç dhe Qëndrimi, 13 vjeç. Një ditë më vonë, pra, dje, më 20 prill këtë shqetësim e kishin shpërndarë edhe mediat gjermane, dhe duke iu referuar atyre, edhe ato shqiptare, duke filluar nga albinfo.ch.
Ndërkaq sot, në orët e paradites mediat në Kosovë e kishin lajmin nga Ambasada e Kosovës në Gjermani, se dy vëllezërit janë gjetur. Mediat gjermane nuk kishin njoftuar për këtë. Deri para më pak se një ore, kur televizioni gjerman MDR ka dhënë lajmin në vijim:
Dy djemtë kosovarë janë gjetur sërish. Ata kanë ardhur të premten shëndosh e mirë në qendrën e përbashkët të banimit në Borsdorf (ku kanë qenë të vendosur si azilkërkues, së bashku me familjarët tjerë). Sipas policisë në asnjë moment ata nuk kanë qenë në rrezik jete”, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ajo që është më simptomatike në këtë lajm është se: “Familja e dy djemve është dashur që gjatë kësaj jave të dëbohej në Kosovë. Mirëpo, pasi që fëmijët (dy djemtë) nuk ishin në qendrën e strehimit bashkë me familjen, dëbimi nuk u bë”.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









