Shqipëria
Zhduken dy mërgimtarë nga Belgjika
Albano Xhaferri, 34 vjeç dhe miku i tij Ervis Troqe, mësohet se kanë udhëtuar së bashku në të njëjtën ditë nga Belgjika për në qytetin e tyre, Vlorë
Dy mërgimtarë, të kthyer nga Belgjika për të vizituar familjarët e tyre në Vlorë, janë zhdukur prej rreth dy muajsh dhe askush nuk ka dijeni për fatin e tyre.
Albano Xhaferri, 34 vjeç dhe miku i tij Ervis Troqe, mësohet se kanë udhëtuar së bashku në të njëjtën ditë nga Belgjika për në qytetin e tyre, Vlorë, shkruan ‘panorama’.
Pas kthimit, Albano i kishte thënë të atit se kishte ardhur pasi kishte mall për dy fëmijët dhe gruan e tij.
Por që prej 18 qershorit, familjarët e tij nuk kanë asnjë të dhënë për fatin e tij. Siç shprehet i ati, Lutfi Xhaferri, djali ka dalë nga banesa pas një telefonate nga një i njohur i tij. Aty ka të dhëna se telefonuesi e ka marrë me mjetin e tij 34-vjeçarin dhe më pas nuk dihet asgjë se çfarë ka ndodhur, përcjell albinfo.ch.
Familjarët e të riut kanë bërë tetë ditë më pas denoncimin për zhdukjen, ndërsa Policia shqiptare, sipas të dhënave, e ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personin me të cilin u largua 34- vjeçari.
Rreth 20 ditë pas kësaj ngjarjeje, është zhdukur në rrethana ende të paqarta edhe shoku i tij me të cilin ishin kthyer së bashku nga Belgjika, shtetasi Ervis Troqe.
Edhe familjarët e këtij të fundit kanë kryer denoncim për zhdukjen e tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë. Policia ka nisur hetimet ku nuk përjashton si pistë e mundshme as konfliktet e të rinjve me persona të tjerë në shtetin belg.
Policia ka marrë në pyetje edhe familjarët e të dy të zhdukurve, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë dot detaje që mund të ndihmojnë hetimin, pasi nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti të mundshëm të tyre si në Vlorë, ashtu edhe në Belgjikë ku jetonin si emigrantë prej disa kohësh.
Burime të Policisë bënë të ditur se janë duke i hetuar të dy këto ngjarje, të cilat dyshohet se kanë lidhje me njëra-tjetrën edhe për faktin se të dy të zhdukurit njiheshin me njëri-tjetrin dhe madje rezulton se janë kthyer në të njëjtën ditë së bashku nga shteti ku jetonin.
Sipas Policisë, janë verifikuar edhe kamerat e subjekteve në afërsi të banesës ku jeton Xhaferri për të konstatuar lëvizjet e tij dhe të personit me të cilin është larguar ditën e ngjarjes.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












