Lajme
Zhbllokohet Rektorati, SKV-ja ia arrin qëllimit
14:14 Studentët të cilët kishin bllokuar që nga e hëna rektoratin e Universitetit të Prishtinës e kanë liruar atë pasi që kanë marrë premtime se kërkesat e tyre do të realizohen. Ministria e Arsimit ka marrë vendim që dy studentët e Lëvizjes “Studim, Kritikë, Veprim”, të marrin pjesë në zgjedhjet studentore. Ministri Buja, ka komunikuar vendimin e tij në oborrin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës, se të gjithë studentëve u lejohet të marrin pjesë në zgjedhjet studentore. Më ketë vendim janë pajtuar studentët e Lëvizjes studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, të cilët e ndërprenë protestën e tyre. Buja, e dërgoi personalisht para studentëve protestues, vendimin që ka marrë për mundësinë e pjesëmarrjes së studentëve të lëvizjes “Studim Kritikë Veprim”, në zgjedhjet studentore. “Në bazë të nenit 50 të rregullores së universitetit kam të drejtë të marrë këtë vendim që mora sot dhe besoj se është konform të gjitha rregullave. Unë kam marrë këtë vendim që të mos e mohoj të drejtën e asnjë studenti as për të zgjedhur, as për tu zgjedhur. Un besoj që gjithçka është në rregull”, ka thënë Buja. Aktivisti i lëvizjes, Rron Gjinovci, pas këtij vendimi, ftoi studentët që të shpërndahen. “I ftoj studentët dhe profesorët vullnet mirë që të punojnë për Universitetin e Prishtinës. Ndërkaq, porosis rektoratin, organizatat e tjera studentore që të përgatiten mirë sepse tash e tutje do të kenë punë me “Studim Kritikë Veprim”, tha ai.
10:00 Lëvizja studentore “Studim Kritikë Veprim” po vazhdon ta bllokojë hapësirën e Rektoratit, për të protestuar, siç thonë ata për të drejtat e barabarta studentore.
Nëpërmjet një kumtese për media bëhet e ditur se hyrja e Rektoratit do të jetë e bllokuar edhe të martën, deri në një vendim të drejtë e të bazuar në ligj ndaj ankesës sonë të bërë në MASHT.
“Janë bërë 24 orë që studentët e UP-së po e mbajnë të bllokuar hyrjen e Rektoratit. Gjatë këtyre 24 orëve ata e kthyen oborrin e Rektoratit, në një ambient të hapur për të gjithë. Aty u lexuan ese, u këndua, u shfaqën filma e u diskutua. Studentët e kaluan natën në hapësirat e Rektoratit, duke protestuar për të drejta të barabarta studentore”, thuhet në kumtesën e kësja organizate.
Më tej bëhet e ditur se studentët do të qëndrojnë aty paqësisht, për të ushtruar të drejtën e tyre për protestë dhe për të kërkuar të drejta të barabarta për të gjithë.
“Ne i bëjmë thirrje MASHT-it që ta rrëzojë vendimin e Komisionit Zgjedhor të UP-së, vendim ky që shkel Rregulloren për Zgjedhje në UP, Statutin e UP-së, Ligjin për Arsimin e Lartë dhe të Drejtat e Njeriut. Në momentin kur të na kumtohet lajmi se Rronit dhe Durimit i njihen të drejtat e plota të studentit, ne do t’i largojmë mjetet tona nga hapësira e Rektoratit dhe do ta pastrojmë atë hapësirë. Përndryshe, ne do të jemi të detyruar të qëndrojmë aty, derisa sa të merret një vendim ligjor”, thuhet në kumtesën e SKV-së.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










