Kriza në Ukrainë
Zhbllokimi i grurit ukrainas shihet si ‘jetë ose vdekje’
Jetët e mbi dhjetëra mijëra njerëzve varen nga kjo marrëveshje
“Shpresoj se këtë javë do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje për të zhbllokuar portin e Odessa- dhe portet e tjera të Ukrainës për eksportet e grurit”. Kështu ka deklaroi Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, sipas të cilit kjo është një çështje jetë a vdekje.
“Jetët e mbi dhjetëra mijëra njerëzve varen nga kjo marrëveshje, kështu që nuk është një lojë diplomatike, është çështje jete dhe vdekjeje për shumë qenie njerëzore. Rusia duhet të heqë bllokadën dhe të lejojë eksportet, përndryshe ne do të vazhdojmë t’i fajësojmë ata se po e përdorin si armë”, theksoi Borrell, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Kreu i shërbimit të jashtëm të BE-së përsëriti të dielën se krijimi i një korridori për eksportin e drithit nëpërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë nga Ukraina “nuk është i mjaftueshëm”, si një rezolutë e përhershme, pavarësisht se Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina pritet të nënshkruajnë një dokument këtë javë në Stamboll. Ndërkohë që BE-ja shpreson të gjendet një zgjidhje për “çështjen e grurit”.
Zyrtarët e Kremlinit kanë fajësuar sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Federatës Ruse që kanë shkaktuar krizën globale të ushqimit dhe ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit dhe tregtisë së produkteve bujqësore. Moska fajësoi sanksionet “e pakuptimta” të BE-së dhe SHBA-së që kanë shkaktuar inflacion global dhe rritje të konsiderueshme të çmimeve globale të ushqimeve.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










