Bota
Zgjedhja e Trump-it, si do të qeveriset tani SHBA-ja
Pas fitores në zgjedhje e gjithë vëmendja tashmë është përqendruar te Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe te mënyra se si ai do të qeverisë
Ndërsa administrata e ardhshme e Presidentit të zgjedhur Donald Trump ka nisur të marrë formë, pikëpyetjet që po ngrihen janë se si do t’i zbatojë ai premtimet e fushatës, apo nëse do të synojë të ndëshkojë kundërshtarët e tij politikë.
Nga ana tjetër, demokratët po reflektojnë lidhur me humbjen e tyre në garën për Shtëpinë e Bardhë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, njofton, transmeton albinfo.ch.
Pas fitores në zgjedhje e gjithë vëmendja tashmë është përqendruar te Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump dhe te mënyra se si ai do të qeverisë. Mbështetësit e tij thonë se edhe amerikanët që nuk votuan për ish-presidentin do të shohin përmirësim të jetës së tyre.
“Mendoj se shumë njerëz, edhe ata që kanë besuar disa pretendime të rreme për Donald Trumpin, do të befasohen për të mirë kur të shohin se do të paguajnë më pak taksa. Çmimet do të ulen dhe kufiri do të jetë i sigurt”, thotë ish-kandidati republikan për President, Vivek Ramaswamy.
Me zgjedhjen e Susie Wiles si shefe të kabinetit të zotit Trump, administrata e presidentit të zgjedhur tashmë po merr formë.
Në fundjavë zoti Trump sqaroi në platformën e tij të mediave sociale “Truth”, se ish-ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley dhe ish-sekretari i Shtetit Mike Pompeo, nuk do të marrin pozitë në kabinetin e ri të tij.
Ndërkohë janë ngritur pikëpyetje nëse zoti Trump do t’u qëndrojë disa deklaratave që bëri gjatë fushatës për t’u hakmarrë ndaj kundërshtarëve të tij politikë dhe atyre që kanë ngritur padi kundër tij.
“Do t’u tregoj atë që Donald Trumpi e ka thënë shpesh; hakmarrja jonë do të jetë suksesi, e suksesi do të jetë hakmarrja jonë”, thotë zoti Ramaswamy.
Për ata që mbështetën kandidaten demokrate Kamala Harris, kjo është një kohë reflektimi.
“Klasa punëtore e këtij vendi është e zemëruar dhe jo pa arsye. Falë ekonomisë sot, ata që janë të pasur po jetojnë jashtëzakonisht mirë, ndërsa 60% e popullatës mezi ia dalin të mbyllin muajin”, tha për rrjetin CNN senatori i pavarur, Bernie Sanders.
Ndërsa vlerësoi arritjet e administratës së Presidentit Biden, senatori Sanders tha se ka ende shumë punë për të bërë. “Ne kemi nevojë për një plan që i thotë klasës punëtore se do të krijojmë një ekonomi dhe një qeveri që punon për ju. Por kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk hiqni donatorët e mëdhenj, ata me shumë para nga politika”, tha senatori Sanders.
Presidenti Joe Biden ka premtuar se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit më 20 janar. Zoti Biden i telefonoi Presidentit të zgjedhur Trump për ta uruar pas fitores së tij në zgjedhje. Të dy do të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“










