Shkurt.ch

Zgjidhen 5 këshilltarë shqiptarë në Belgjikë

Ky është gjithsesi një numër inkurajues për komunitetin shqiptar në Belgjikë

5 këshilltarët shqiptarë të zgjedhur në 5 komunat belge janë të lindur dhe shkolluar në Belgjikë dhe e flasin mirë gjuhën shqipe dhe kanë relacione me komunitetin shqiptarë në Belgjikë.

Nermine Kumanova( PS) fitoi 1151 vota në Namur, Burim Demiri FDF Lista e kryetarit Clerfayt në komunën Schaerbeek të Brukselit fitoi 696 vota, Amet  Gjanaj (PS) në komunën Molenbeek të Brukselit fitoi 1009 vota, Fatmir Limani (PS)në komunën Koekelberg të Brukselit fitoi 325 vota dhe Lulzim Mustafa (PS) në qytetin Huy fitoi 340 vota.

Burim Demiri në Schaerbeek ka mbaruar shkollën e mesme  dhe Nermine Kumanova në Namur, ka mbaruar Fakultetin Ekonomik. Burimi dhe Nerminja e kanë origjinën nga Kumanova.  Amet Gjanaj në Molenbeek, ka mbaruar fakultetin ekonomik e ka origjinën nga Kukësi dhe Fatmir Limani, profesor artistik nga Shqipëria. Dhe fituesi i fundit, Lulzim Mustafa, i cili ka mbaruar shkollën  e mesme, dhe e ka restoranin e vet në qytetin Huy, Lulzimi e ka origjinën nga Presheva.

Katër këshilltarë të porsazgjedhur komunalë kanë garuar me partinë Socialiste frankofone dhe një nga FDF-ja.

Nermine Kumanova( PS) fitoi 1151 vota në Namur

Amet  Gjanaj (PS) në komunën Molenbeek të Brukselit fitoi 1009 vota

Burim Demiri (FDF) Lista e kryetarit Clerfayt në komunën Schaerbeek të Brukselit fitoi 696 vota

Lulzim Mustafa (PS) në qytetin Huy fitoi 340 vota

Fatmir Limani (PS)në komunën Koekelberg të Brukselit fitoi 325 vota