Gjuha
Zgjerohet Mësimi Plotësues në Gjuhën Shqipe në Munih të Gjermanisë
Me rastin e hapjes së klasës, ishin të pranishëm: prindërit shqiptarë që me entuziazëm e kishin pritur momentin e takimit, dhe nxënësit që ua shkëlqenin sytë nga gëzimi!
Mësuesja Fahrije Basha, në bashkëpunim me prindërit shqiptarë, Këshillin Organizativ për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, të aktivistëve shqiptarë në Bavari dhe të drejtoreshës së shkollës, në ditën e premte më datën 6 tetor 2017, e hapën edhe një klasë në rrugën Grafingerstr 71, në Munih.
Me rastin e hapjes së klasës, ishin të pranishëm: prindërit shqiptarë që me entuziazëm e kishin pritur momentin e takimit, dhe nxënësit që ua shkëlqenin sytë nga gëzimi! Aty ishte aktivisti z. Arif Gashi, administratori për Mësimin Plotësues z. Jonuz Veliqi edhe sekretari për Mësimin Plotësues në Bavari, Isuf Bytyçi.
Edhe aq lehtë nuk është që të hapen paralele për Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Munih e Bavari. Vështirësitë janë të natyrave të ndryshme, por në saje të përpjekjeve të vazhdueshme të Këshillit Organizativ: z. Fran Tanushin, znj. Donika Zonja me burrin Stefanin, znj. Anila Xhani, znj. Xhevahire Sylejmani, z. Tefik Jaha, z. Jonuz Veliqi, z. Agron Ibrahimi arkatar, Dr. Edmond Skenderi, znj. Valbona Rroqi, znj. Nerxhivane Qorrolli etj., në krye me z. Mustafë Krasniqin, shumë punë kanë bërë dhe Mësimi Plotësues është duke u shtrirë, hap pas hapi në tërë Bavarinë. Por, pa harruar ta përmendim konsullatën Shqiptare – Kosovare dhe të autorizuarit nga to: shkëlqesinë e tij Dr. Hamdi Reçica edhe Shkëlqesinë e tij Dr. Dashnor Ibraj, për kontributin që janë duke e dhënë vazhdimisht.
Pëkrahje, na kanë premtuar edhe bizneset e, sidomos Shoqata Besa dhe thonë që do ta përkrahin Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe, po ashtu është mjaft aktiv edhe z. Mislim Berisha, i cili ësht pedagog në Munih.
Me rastin e hapjes së klasës, fjalën e rastit e pati Isuf Bytyçi, sekretar dhe, pastaj ua dha fjalën z. Jonuz Veliqit, znj. Fahrije Basha, mesuesja e klasës dhe z. Arif Gashi, i cili eshte prind dhe aktivist i palodhur.
Isuf Bytyçi, iu sqaroi prindërve pë metodën e mësimit, që mësimi, kryesisht to të zhvillohet në grupe, mënyrën e pagesës, që shuma do të jetë simbolike, 10 euro për një fëmijë. Dhe me rëndësi ishte informimi se cili është përfitimi i nxënësve, që marrin pjesë në Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe.
Edhe prindërit kishin pyetje nga më të ndryshmet: a është rrezik se fëmija mund t’i ngatrrojë gjërat kur ta mësojë gjuhën shqipe paralel me atë gjermane?
Por, përgjegjia ishte nga z. Bytyçi: jo që nuk i ngatërrojnë gjerat, nxënësit gjatë të mësimit të dy a po më shumë gjuhëve në të njejtën kohë, por përkundrazi, më të shkathtë bëhen fëmija me mësimin e gjuhës së tyre amtare! Pastaj, në të ardhmen do të arrijmë që ta pranojnë shkollat e Bavarisë notën në Gjuhën Shqipe si gjuhë e tretë, në shkolla në vend të gjuhës italiane apo spanjolle! Pos kësaj, tekstet dhe seminaret i kemi falas nga Ministria e Diasporës. Por jo vetëm kaq, nxënësit tanë që marrin pjesë në Mësimin Plotësues, do ta kenë fatin që të shkojnë në eskursione falas, po ashtu të organizuara nga kjo Ministri. Do të ketë nga këta nxënës që në të ardhmen, do ta studiojë albanologjinë, apo të punojë në diplomaci e tregti dhe, gjuha shqipe do t’u hyjë shumë në punë. Pa e llogaritur përdorimin e gjuhës amtare në mesin familjar dhe komunikim me shokë e miq në vendlindje dhe ruajtjen e identitetik kombëtar e kulturor, të cilin e kemi.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












