Kosova
Zgjedhjet në veri: KQZ-ja akrediton 357 vëzhgues
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar angazhimin për organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore, të cilat do të mbahen më 24 prill.
Në këtë drejtim, ky komision dje ka akredituar 357 vëzhgues.
Zëdhënësi i KQZ-ja, Valmir Elezi, ka bërë me dije se vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja që janë të vendosura në Kosovë.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 357 vëzhgues, të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin zgjedhor më 23 prill dhe procedurat e tjera pas ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja që janë të vendosura në vendin tonë”, ka thënë ai.
Ai ka treguar se nga sa vëzhgues kanë këto subjekte.
“Numri i vëzhguesve që përfaqësojnë subjektet politike është 75, në emër të OJQ-ve të ndryshme numri i tyre është 109, ndërsa dy vëzhgues përfaqësojnë një ambasadë. Për këtë proces zgjedhor janë akredituar edhe një numër mediash vendore dhe ndërkombëtare, me më shumë se 170 përfaqësues”, është shprehur ai.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









