Bota
Zgjedhjet në Turqi me shumë tensione

Sipas rezultateve të para jozyrtare të zgjedhjeve lokale në Turqi, partia AKP e presidentit Recep Taip Erdogan ka fituar më së shumti vota në qytetin e madh Stamboll.
Dallimi mes partisë në pushtet dhe opozitës në Stamboll ishte sipas rezultateve të para diku rreth 4-5%. Por përfaqësuesit e opozitës janë në epërsi në disa qytete të tjera.
Një garë kokë më kokë po zhvillohet edhe në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, raporton “DW”.
Kandidati i AKP në Bosfor ishte ish-kryeministri Binali Yildirim, ndërsa i opozitës kryetari i bashkisë së qarkut Ekrem Imamoglu. AKP ka kandiduar së bashku, sikur edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të qershorit të 2018 me partinë ultra djathtiste MHP. Ndërsa partia e majtë CHP ishte në koalicion me të djathtën IYI, përcjell albinfo.ch.
Ka dhe të vrarë
Zgjedhjet kanë kaluar me probleme të mëdha. Agjencia e lajmeve DHA njofton edhe për një incident të rëndë në një vendvotim në Pötürge. Një person ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë dy të tjerë. Vrasësi më pas është arrestuar. Temel Karamollaoglu, kryetar i partisë së vogël Saadet, thotë se të vrarët kanë qenë vëzhgues të partisë së tij në vendvotim. Ata kanë protestuar për shkak të parregullësive në këtë vendvotim dhe i pasojë janë vrarë.
Rreth 57 milionë shtetas të Turqisë kanë votuar për kryetarët e bashkive dhe anëtarët e kuvendeve komunale. Zgjedhjet janë mbajtur në të gjitha 81 provincat njëkohësisht. Zyrtarisht thuhet se zgjedhjet i kanë siguruar rreth 550.000 forca të sigurisë.
Erdogani në qendër të fushatës
Zgjedhjet lokale janë një test shumë i rëndësishëm për gjendjen në Turqi dhe mbështetjen aktuale të partisë AKP të presidentit Erdogan. Presidenti është angazhuar vet gjatë fushatës pothuajse në të gjithë vendin. Ndërsa partitë opozitare e kanë quajtur Erdoganin armik të vendit. Erdogani i ka quajtur zgjedhjet të një “rëndësie kombëtare” me shpjegimin se Turqia kërcënohet nga armiqtë e jashtëm.
HDP kurde pohon se është dëmtuar
Partia prokurde HDP ka kritikuar qeverinë për dëmtimin e saj. Gjatë fushatës janë arrestuar 713 përfaqësues dhe anëtarë të HDP. 107 prej tyre ende janë nën masa arresti, kumtoi partia. Opozita pohon se partia në pushtet i ka shfrytëzuar të gjitha kapacitetet shtetërore dhe mediat për fushatë. Vendi është polarizuar ndërsa opozitarët pohojnë se ata janë kriminalizuar dhe quajtur “terroristë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri